Rriten importet kineze

Pekin, 20 nëntor - Ministria e Tregtisë e Kinës njofton se, që nga viti 2002 deri në 2011-n importi i Kinës është rritur me një mesatare vjetore 22 për qind. Të dhënat u paraqitën gjatë Forumit të Importit të Kinës 2012, që u zhvillua në Shangai.
Në shifra, importi i mallrave kineze u shtua nga 295.3 miliardë dollarë në vitin 2002 në 1.7 trilionë dollarë vjet, duke bërë që pjesa e importit të Kinës në importin e mbarë botës të rritet nga 4.4 për qind në 9.5 për qind.
Ndërkohë, sipas ministries, është përmirësuar gradualisht struktura e importit, ndërsa është rritur niveli i hapjes së tregut.
Qeveria kineze e ka pakësuar në 9.8 për qind nivelin e përgjithshëm të tarifave të importit, shifër kjo shumë më e ulët se niveli mesatar prej 46.6 për qind i vendeve në zhvillim.