26 Dhjetor 2024

Rriten eksportet turke për 17 për qind

Stamboll, 17 prill - U publikuan rezultatet e Anketës për Parashikimet e Tregtisë së Jashtme për çerekun e dytë të vitit 2012.

Sipas shifrave të publikuara parashikimi për eksportet u rrit me 17,1 për qind, kurse rritja e parashikimeve në importe doli 11,1 për qind.

Ministria e Ekonomisë publikoi përfundimet e anketës së parashikimeve për muajt prill, maj dhe qershor.

Sipas shifrave të Ministrisë së Ekonomisë parashikimi për rritjen e eksporteve u rrit më shumë se parashikimi i rritjes së importeve.

Në çerekun e dytë të vitit 2012 eksportet parashikohen të rriten 17,1 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.

Kurse importet parashikohen të rriten me 11,1 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm duke u realizuar kështu në një nivel më të ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan, në një vlerësim që u bëri rezultateve të anketës për parashikimet tha se është shënuar rritje në parashikimet e eksportit duke theksuar se presin të realizojnë shumë lehtë një eksport me vlerë 150 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)