20 Prill 2025

Rriten eksportet turke drejt Kinës

Ankara, 4 dhjetor -Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM) bëri të ditur se në muajin nëntor eksporti i Turqisë drejt Kinës ka thyer rekord duke arritur në 344,3 milionë dollarë.

Kjo shifër do të thotë 51 për qind rritje në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe rezulton shuma më e madhe mujore në historinë e eksportit turk.

Pritet që eksportit total i Turqisë drejt Kinës në fund të vitit të arrijë në rreth 2,8 miliardë dollarë, ndërsa importi turk nga Kina në afro 21,1 miliardë dollarë.

Duke qenë se importi turk nga Kina do të shënojë rënie, pasi që nga muaji qershor e këtej importi po shënon një tendencë reduktimi, shkëmbimet tregtare totale dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kinës pritet të realizohet në rreth 23,9 miliardë dollarë.

Në vitin 2011 vëllimi i tregtisë së jashtme ndërmjet Turqisë dhe Kinës ishte 24,2 miliardë dollarë, ndërsa importi shënonte 21,7 miliardë dollarë.

Po ti hedhim një shikim strukturës së sektorit të eksportit, pjesa kryesore vazhdon të përbëhet nga mineralet dhe metalet, por krahas këtyre rritje të konsiderueshme vërehen gjithashtu në lëndët kimike dhe produktet e tyre, elektrik-elektronikë, frutat e thata dhe produktet e tyre, klimatizatorë dhe kondicionerë, lajthi dhe produktet e saj, tapetë dhe qilima.

Ndërsa gama e produkteve të importit mbetet e larmishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)