Rriten eksportet shqiptare
Tiranë, 28 gusht - Eksportet shqiptare kanë shënuar rritje në periudhën janar-korrik 2013,kryesisht në sektorin minerar, të tekstileve,karburanteve dhe këpucëve, sipas Institutit të statistikave.
Në shtatë muajt e parë të vitit, eksportet shqiptare u vlerësuan në 142 bilion lekë (1.35 bilion dollarë amerikanë), duke shënuar kështu një rritje prej 18.4 për qind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, raporton INSTAT.
Eksporti i mineraleve, karburanteve, energjisë elektrike, tekstileve dhe këpucëve ka një rritje pozitive, ndërkohë që eksporti i materialeve të ndërtimit dhe ai i metaleve ka pësuar rënie.