28 Dhjetor 2024

Rriten eksportet e Shqipërisë

Tiranë, 29 dhjetor - Eksportet e Shqipërisë arritën vlerën 23 miliardë lekë në muajin nëntor 2016, duke u rritur me 17,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 5,4 % në krahasim me tetorin e 2016.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme, publikuar të mërkurën nga INSTAT-i, importet e mallrave në muajin nëntor 2016 arritën vlerën 49 miliardë lekë, duke u rritur me 0,6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 1,0 % në krahasim me tetor 2016.

Rritja vjetore e eksporteve prej 17,4 % gjatë nëntorit është ndikuar kryesisht nga grupet \"minerale, lëndë djegëse, energji elektrike\", \"tekstile dhe këpucë\", \"makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.\"

Deficiti tregtar gjatë nëntorit arriti në 26 miliardë lekë, duke u ulur me 10,5 %, krahasuar me nëntorin e 2015-s dhe me 6,0 % në krahasim me tetorin e 2016-s.

Në lidhje me shkëmbimet tregtare, atë me vendet e Bashkimit Europian zënë 64,6 % të gjithë tregtisë së Shqipërisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Kina (7,5 %), Greqia (6,6 %) dhe Turqia (6,3 %). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)