Rriten eksportet e produkteve ushqimore shqiptare

Tiranë, 29 gusht - Gjatë shtatë muajve të parë të vitit eksportet e produkteve ushqimore shqiptare drejt vendeve të Ballkanit janë rritur me 16 % ndaj totalit të eksporteve në rritje me 3,5%.
Sipas të dhënave të Institutit kombëtar të Statistikave (INSTAT), të cilave iu referohet \"abcnews\", eksporti i mallrave ushqimore, përfshirë duhanin, arriti në gati 6 miliardë lekë.
Vërehet se ndryshe nga vitet e mëparshme në rritjen e eksporteve të këtij viti kanë dhënë një kontribut nënproduktet e qumështit.
Të destinuara vetëm në vendet fqinje të rajonit të Ballkanit kryesisht në Kosovë, ato rezultuan 4 herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2011.
Por, ndikimin më të madh në këtë rritje e ka kanë dhënë eksportet e peshkut të përpunuar, të cilat u rritën me 35%, duke zënë mbi 20% të totalit të eksportit agroushqimor.
Megjithë ritmet më të larta të rritjes, mallrat agroushqimorë vazhdojnë të zënë një peshë të vogël në eksportet, me gati 6% të totalit. Sipas ekspertëvë të tregtisë, arsyeja kryesore është niveli i ulët i eksportit të produkteve të përpunuar me një vlerë të shtuar më të lartë.
Por sipas të dhënave doganore viti nuk ka qenë i mbarë për bimët mjekësore e eterovajore. Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e tyre kanë rënë me 12% krahasuar me një vit më parë