20 Prill 2025

Rriten çmimet pas uraganit në New York

New York, 7 nëntor - Prokurori i përgjithshëm i New Yorkut ka nisur një hetim në bazë të qindra ankesave që janë bërë për rritjen e çmimeve pas kalimit të uraganit “Sandy”.

Eric Schneiderman deklaroi se pjesa më e madhe e ankesave kishin të bënin me çmimet e karburanteve, por edhe për shërbime të tjera emergjence.

Mbi 1 milion persona në New Jersi dhe New York janë pa energji elektrike prej një jave.

Kostoja e përgjigjes së shtetit ndaj katastrofës llogaritet të jetë rreth 85 milionë dollarë.

Autoritetet deklaruan se kontratat e emergjencës për të riparuar dëmet përfshijnë mbi 30 milionë dollarë për punët në plazhet e qytetit, ndërsa 15 milionë të tjera do të shpenzohen për pajisje pompimi dhe për ujërat e zeza.

Dëmet e shkaktuara nga stuhija kanë penguar përgatitjet për zgjedhjet e së martës, me qindra qendra votimi që mbahen të mbyllura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)