Rriten çmimet i trojeve në qytetet e mëdha të Kinës
Pekin, 9 korrik - Çmimet e truallit në Kinë vazhdojnë të rriten këtë vit, ndërsa në qytetet e mëdha çmimi i blerjes së shtëpive shkon drejt rritjes.
Në gjysmën e parë të këtij viti, çmimi i truallit në zonën urbane në Shangai ka shënuar një rritje 5% krahasuar me një vit më parë, në një vlerë prej 50 miliardë yuan, ose mbi 8 miliard dollarë amerikanë.
Mësohet se edhe çmimet mesatare të truallit janë rritur vit pas viti me mbi 8%, me një çmim prej 9 mijë yuan për metër katrorë.
Profesori i asociuar i Ekonomisë pranë Universitetit Fudan të Shangait, Wu Jianfeng thotë se rezervat e terreneve të lira në këtë metropol kinez po pakësohen gjithnjë e më shumë.
Sipas analistëve çmimet e truallit në qytetet e mëdha do të vazhdojnë të rriten, për aq kohë sa kërkesa do të tejkalojë ofertën. (