Rriten çmimet e naftës për shkak të tensioneve në Evropë dhe Lindjen e Mesme
New York, 26 janar - Çmimet e naftës sot janë rritur në tregjet botërore për shkak të shqetësimeve për furnizim në vazhdën e tensioneve në rritje në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Çmimet referente ndërkombëtare për naftën e papërpunuar Brent u rritën për 0,91 për qind në 86,21 dollarë për fuçi.
Vlerësimi referent amerikan, i njohur si West Texas Intermediate (WTI), ishte në 83,92 dollarë për fuçi, me një rritje me 0,73 për qind.
NATO njoftoi të hënën se ka dërguar më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore për të rritur gatishmërinë dhe mbrojtjen në rajon, ndërsa Rusia "rrit fuqinë e saj ushtarake në Ukrainë dhe rreth saj".
Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, lëvizja jemenase Houthi kreu sulm me raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, duke kërcënuar furnizimet e sigurta të naftës nga rajoni.
Ndërsa rreziqet gjeopolitike rriten në këto zona, tregjet globale janë më të shqetësuara për sigurinë e furnizimit duke rezultuar në blerje të përshpejtuara. Ekspertët thonë se rritja e mëtejshme e tensioneve pritet të çojë në një rritje të re të çmimit të naftës.