Rriten çmimet e naftës pas skandalit të korrupsionit në Arabinë Saudite
Riad, 7 nëntor - Çmimet e naftës u rritën pas arrestimit të 11 princave, katër zyrtarëve qeveritarë dhe 11 ish-zyrtarë mbrëmjen e së shtunës në Arabinë Saudite.
Kryetar i Komisionit Suprem i Antikorrupsionit është princi i kurorës Mohammed bin Salman.
Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë në dy vjet, ndërkohë që analistët thanë se rreziku gjeopolitik në Lindjen e Mesme ka ndikuar në në treg.
Ndërkohë, dobësimi i dollarit pati gjithashtu ndikim tek rritja e çmimeve të naftës të së hënës.