Rriten çmimet e naftës
New York, 17 gusht - Çmimet e naftës janë rritur gjatë ditës së djeshme, derisa Rusia ka sugjeruar se do të punoj me OPEC-un për ta reduktuar ngarkesën me tepircën e naftës së papërpunuar.
Një delegacion i Rusisë e ka vizituar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), me seli në Vjenë, dhe ka këmbyer pikëpamje për situatën aktuale në tregjet e naftës dhe për parashikimet për zhvillimin e tyre, ka njoftuar Ministria e energjisë e Rusisë.
Ministri rus i energjisë, Aleksandr Novak, më vonë ka thënë se vendi i tij planifikon një takim me OPEC-un në muajin tetor.
Këto komente kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës në 46.58 dollarë në Nju Jork dhe 49.23 dollarë për një fuçi në Londër.