Rriten çmimet e aksioneve në tregjet aziatike
Tokio, 14 nëntor - Çmimet e aksioneve në tregjet aziatike janë rritur sot në një reagim të hershëm të lëvizjeve në Itali dhe Greqi për të emëruar qeveri të reja, për të nxjerrë këto vende nga kriza e tyre financiare.
Indeksi në bursën e Tokios u rrit më shumë se një për qind, ndërsa indekset e aksioneve në Hong Kong dhe Korenë e Jugut kanë qenë rreth dy për qind më të larta.
Ngrijtet erdhën pasi presidenti italian të dielën ka kërkuar nga ish-komisioneri evropian, Mario Monti, të formojë një qeveri emergjente që do të kthente besimin e tregjeve dhe do ti mundësonte Italisë ta përballojë borxhin e të mos falimentojë.
Në Greqi, kryeministri, Lukas Papademos, pritet ti drejtohet parlamentit sot rreth nevojës për zbatimin e masave shtrënguese dhe reformave, në mënyrë që Greqia të jetë në gjendje të marrë fondin e ardhshëm prej 8 miliardë eurosh.
Kabineti i ri i Papademos, pritet të përballet me votbesim të mërkuren.