Rriten blerjet në Kinë
Pekin, 2 qershor - Treguesi i blerjeve për sektorin e prodhimit në Kinë u rrit në 50.8% në maj, nga 50.6 që ishte një muaj më parë, bëri të ditur të shtunën Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve.
Maji, ishte muaji i tetë me rradhë që shifra qëndroi në mbi 50%, gjë që tregon se periudha e stanjacionit ka përfunduar.
Porositë e marra nga prodhuesit u rritën me 0.1% në krahasim me prillin.
Ndërsa indeksi për punësimin pati ulje me 0.2%, gjë që tregon për shkurtimin e vendeve të punës.
Deri më tani të dhënat flasin se ekonomia kineze është në rrugën e duhur të ristrukturimit dhe plotëson kushtet për të shënuar një rritje ekonomike të kënaqshme.
\"Ndikimi i ristrukturimit të ekonomisë do të jetë më i dukshëm në të ardhmen, por paqartësitë përballë rritjes ekonomike të Kinës nuk duhet të neglizhohen\", thotë analisti Zhang Liqun.