10 Janar 2025

Rreziqet e transportit të naftës në SHBA

Washington, 19 qershor - Dakota e Veriut radhitet si shteti i dytë më i madh që prodhon naftë në Shtetet te Bashkuara te Amerikes, pas Teksasit.  Kompanitë nxjerrin mesatarisht një milion fuçi naftë bruto  në ditë nga formacioni Bakken në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara. 

Pjesa më e madhe e naftës, transportohet nga rajoni me tren, por disa aksidente kanë ngjallur shqetësime për këtë metodë transporti dhe për vetë naftën.

Afro një vit më parë, 72 vagona cisternë dolën nga shinat në qytetin kanadez të Lac Megantic, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr që u kushtoi jetën 47 vetëve.  Nafta bruto vinte nga formacioni Bakken në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.
 
Disa aksidente që nga ajo kohë kanë ngjallur shqetësime lidhur me rrezikun e naftës nga Bakken. Departamenti amerikan i transportit nxorri kohët e fundit një urdhër emergjence  sipas së cilit transportuesit duhet ta testonin naftën Bakken për t’u siguruar se është klasifikuar sic duhet, para se të transportohej.
 
Por disa studime të financuara nga industria thonë se Bakken Oil nuk është më i rrezikshëm sesa nafta tjetër e papërpunuar.  Jeff Hume është nënkryetar i kompanisë së prodhimit të naftës Continental Resources.

“Nga provat që kemi bërë dhe nga rezultatet, i plotëson kriteret për vagonat që po përdorim. Pra, sipas rregullave aktuale, ne po i transportojmë me kontenierët e duhur”.
 
Rreth 70 për qind e naftës së Dakotës së Veriut dhe Montanës, transportohet me rrugë hekurudhore. Zëvendës presidentja e Këshillit të Naftës së Dakotës së Veriut, Keri Cutting thotë se si transporuesit edhe prodhuesit, po zbatojnë rregullat qeveritare.

“Të gjitha rregullat federale po ndiqen nga Bakken që kur filluam prodhimin atje, përfshirë klasifikimin, futjen në vagona, transportimin e suksesshëm, cdo gje që duhet bërë para se të bëhet transporti”.
 
Shqetësimet për zhvendosjen hekurudhore, kanë nxjerrë në pah avantazhet e tubacioneve, por ekonomisti i Universitetit Shtetëror të Dakotës së Veriut, Dean Bangsund thotë se ato nuk janë të mjaftueshme.

“Një problem madhor aktualisht është kapaciteti i pamjaftueshëm i naftësjellësve dhe fakti që kapaciteti për të nxjerrë naftën nga shteti me ulje të mëdha cmimi, kështuqë industria po merr masa që ta transportojë naftën e  papërpunuar me rrugë hekurudhore”.
 
Naftësjellësi  Keystone XL do të lidhte tubacionet nga Kanadaja në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe do të lejonte që 100 mijë fuci naftë të papërpunuar nga Bakken të derdhej pëmes një tubacioni ndërlidhës në qytetin Baker të Montanës.
 
“Një pjesë e naftës bruto që vjen përmes tubacioneve ekzistuese, do të kalojë përmes këtij tubacioni të ri, duke zëvendësuar dhe shtuar kështu kapacitetin e disa prej naftësjellësve që i kemi ndërkohë të instaluara”.
 
Por shqetësimet për rrezikun që paraqet për mjedisin Keystone XL e kanë bllokuar atë për momentin. Megjithëse kostoja e transportit të naftës së papërpunuar me tren është zakonisht më e lartë sesa tubacionet, disa kompani vazhdojnë të parapëlqejnë këtë alternativë sepse trenat mund të shkojnë tek një numër më i madh rafinerish sesa naftësjellësit ekszistues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)