26 Dhjetor 2024

Rreth 80 për qind e grave në Kosovë janë joaktive në tregun e punës

Prishtinë, 30 nëntor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), organizon konferencën lansuese të punimit: “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”. 

Fjalimet hapëse do të mbahen nga: Shpend Emini, Drejtor ekzekutiv, D4D; Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Miranda Jolicoeur,  Zëvendësdrejtoreshë, Zyra për Demokraci dhe Qeverisje – USAID.

Ndërsa në panelin e diskutimin do të jenë: Lendita Kastrati, Dhoma Ekonomike e Grave - G7; Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Riinvest dhe Fitore Ajeti, Këshilltare, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.

Zhvillimi më i mirë ekonomik, duke përfshirë dhe fuqizuar gratë, nënkupton një angazhim më të lartë të grave në proceset vendimmarrëse. 
 
Në konferencë do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të kryer nga Instituti D4D, përkitazi me arsyet e mos-aktivizimit të grave në tregun e punës.

Sipas hulumtimit rezulton se 51.8% e grave  të papunësuara janë deklaruar se nuk janë aktive në forcën e punës për shkak të detyrimeve familjare (kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit).

 Në përgjithësi, pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore së bashku me normat e larta të papunësisë konsiderohen si arsyet kryesore përse gratë nuk janë aktive në fuqinë punëtore në Kosovë.

 Konferenca mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)