Rosatom-i rus lirohet nga restrikcionet e tregut në SHBA
Washington, 28 maj - Ministria e Tregtisë e SHBA-së e mënjanoi kompaninë shtetërore ruse për energji civile bërthamore Rosatom nga lista e kompanive aktiviteti i të cilave në SHBA ishte kufizuar dhe nevojitej licencë speciale.
Vendimin për ti hequr restrikcionet për Rosatom-in, i cili tani mund të bashkëpunojë lirisht me kompanitë amerikane dhe të punojë në tregun amerikan është miratuar në kuadër të masave për përmirësimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe SHBA-së, me theksimin e faktit se Rosatom-i është kompania kulmore ruse për energji bërthamore, thuhet në kumtesën e Ministrisë amerikane.
Ministria e Tregtisë e SHBA-së në këtë moment rividon statusin në tregun amerikan të edhe dy kompanive ruse.