10 Janar 2025

RMB mund të kalojë jenin japonez në 2015

Singapor, 17 shkurt - Banka e Zhvillimit e Singaporit në një raport të publikuar të hënën parashikon se monedha kineze RMB mund të kalojë jenin japonez, duke u bërë valuta e 4-të e pagesës globale.

Deri tani, 3 valutat e para të pagesës globale në renditje janë dollari amerikan, euro dhe paundi britanike, të cilat zënë 80% të tregut të valutës.

Zv-presidenti i Bankës së Zhvillimit të Singaporit Zhou Hongli u shpreh se Kina është tregu më i madh i botës dhe 25% të tregtisë së jashtme të saj e kryen me renminbi.

Ky nivel i afrohet atij të Japonisë, ku tregtia e jashtme kryhet në 30%-40% të vlerës me jenin japonez.

Sipas parashikimit të Zhou Hongli-së, me liberalizimin e politikës së Kinës, më shumë fonde në RMB do të shkojnë jashtë vendit dhe do të vazhdojë rritja e tregtisë me monedhën kineze.

Sipas raportit të 28 janarit nga SWIFT-i, deri në fund të vitit 2014, RMB-ja kaloi dollarin kanadez dhe atë australian, duke u bërë valuta e 5-të e pagesave në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)