29 Dhjetor 2024

Ri-hapet dyqani i bamirësisë "Teshavesha"

Prishtinë, 27 shtator - Dyqani i bamirësisë Teshavesha ri-hapet në lokacion të ri dhe fillon me ‘Javën e Dizajnerëve’. Dyqani tashmë gjendet me lokal permanent në rrugën Nazim Gafurri, rrugës për Gërmi, te ish-dyqani i Llalloshi Couture. 

“Pas dy muaj operimi të përkohshëm mbrapa sheshit Zahir Pajaziti u zhvendosëm në lokacion më të madh dhe me koleksion më të gjerë. Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të zhvendosim Teshaveshën me hapësirë më të madhe të përhershme dhe të sjellim shumë surpriza për qytetarët,” deklaron Janinë Mehmeti, koordinatore në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë. 

Me mbështetjen e kreatorëve të modës si Besë, Drenusha Xharra, Yllka Brada dhe Shtëpia e Modës Menakon, u bë e mundur që Teshavesha të organizoj njëkohësisht edhe ‘Javën e Dizajnerëve’ për herë të parë në këtë dyqan bamirës.

Përgjatë kësaj jave rrobat e dhuruara nga koleksionet e dizajnerëve do të shiten në dyqan  me çmime shumë të lira. Falë vullnetit dhe dëshirës së mirë të këtyre kreatorëve, si dhe zhvillimit të idesë nga Arta Istrefi dhe Linda Baleta prej Empower Private Sector, kjo javë po bëhet e mundur për qëllime bamirëse.

Qytetarët janë të mirëpritur për donacione dhe blerje në dyqanin Teshavesha çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Përgjatë po këtij orari mbahet edhe “Java e Dizajnerëve” duke filluar nga sot.

Dyqani bamirës i dorës së dytë “Teshavesha” u themelua në korrik të këtij viti nga fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore si inkubatorë, foto-llampa, monitor kardiopulmonar, ventilatorë, tubues e pajisje të tjera, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)