Rezultatet e aksionit kundër lojërave të fatit
Prishtinë, 25 mars - Oficerët doganor mbrëmë arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë 127 aparate për lojëra të fatit pas një operacioni të zhvilluar në Prishtinë.
Pas dyshimeve fillestare se kompani të caktuara janë në posedim të aparateve për lojëra të fatit të cilët shmangin taksën e akcizës njësit e doganës mbrëmë kanë lokalizuar vendndodhjen e një depoje (në Prishtinë) ku potencialisht gjenden këta aparate.
Dogana ka ushtruar kontroll të befasishëm në orët e vona të mbrëmjes ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar:
127 Aparate te Lojërave te Fatit, 24 Lojëra te Fatit Racing-Dogs dhe 1 Black Jacke Pays Gold.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.