01 Janar 2025

Rezervat greke të arit arritën në 4,74 miliardë euro

New York, 3 mars - Rezervat greke të arit më 31 dhjetor 2012 arritën në 3.760 oncë, me vlerë të përgjithshme prej 4,74 miliardë eurosh, prej të cilave gjysma gjenden në Bankën Qendrore të vendit, ndërsa gjysma tjetër në Bankën Federale në New York, në Bankën Qendrore në Angli dhe në Zvicër, njoftoi gazeta greke \"Ethnos\".

Të dhënat janë publikuar në Parlamentin e Greqisë nga ana e ministrit të Financave, Sturnaras në përgjigje të pyetjes nga një deputete e partisë së ektremit të djathtë \"Agimi i Artë\" për rezervat e arit në Greqi, të cilat sipas saj janë nxjerrë nga vendi gjatë pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore.

Ministri grek i Financave i referohet një dokumenti të Bankës Qendrore, sipas të cilit rezervat e arrit, të cilat banka i ka pasur në dispozicion para Luftës së Dytë Botërore, në llogari përfundimtare, është transferuar për ruajtje në Bankën Qendrore të Anglisë, dhe pastaj gradualisht është kthyer në Greqi në periudhën mes viteve 1946-1956.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)