Rezerva e valutave të huaja në Kinë arrin në 3.5 trilionë dollarë
Pekin, 8 qershor - Banka Qendrore e Kinës në një deklaratë të saj të publikuar të sot njoftoi se deri në fund të majit, rezerva e valutave të huaja në Kinë ishte afro 3.5 trilionë dollarë amerikane, duke u rritur me 24 miliardë dollarë amerikane.
Kjo përbën një rritje të rezervës valutore në Kinë gjatë 4 muajve radhazi.
Sipas Drejtores së Institutit të Investimeve të Valutës së Kinës, Tan Yaling, niveli i rezervës valutore favorizon zbatimin e nismës \"Një brez, një rrugë\" dhe investimet jashtë vendit të ndërmarrjeve kineze.
\"Mund të mbajmë rezervën valutore në nivelin e mbi 3 trilionë dollarëve amerikane. Sipas kërkesave praktike të reformës dhe hapjes të Kinës, këto të dhëna favorizojnë zhvillimin tonë. Në kornizën e nismës \"Një brez, një rrugë\" kemi shumë programe ndërkombëtare bashkëpunimi, si dhe janë shtuar investimet jashtë vendit të kompanive kineze. Niveli i lartë i rezervës valutore favorizon shumë bashkëpunimin tonë ndërkombëtar\", tha drejtorja Tan.
Kohët e fundit, kursi i këmbimit i renminbi-së kineze po forcohet pandërprerë. Sipas Tan Yaling, niveli i lartë i rezervës valutore favorizon edhe qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të renminbi-së.
\"Niveli i rezervës valutore ndikon shumë në administrimin e tregut të valutave të huaja nga banka qendrore. Vitin e kaluar, pakësimi i rezervës valutore në Kinë erdhi nga manuplimi i bankës qendrore kineze, me qëllim të pakësimit të lëvizjes së kursit të këmbimit të renminbi-së. Prandaj, niveli i lartë i rezervës valutore luan një rol shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të monedhës kineze.