27 Dhjetor 2024

Reuters: Rritja e ekonomisë kineze, ngrihen bursat europiane

Paris, 17 korrik - Të dhënat për rritjen e ekonomisë kineze në gjysmën e parë të vitit 2012 janë më të mira sesa parashikimi, thotë një raport i agjencisë britanike Reuters, duke shtuar se njëkohësisht pati edhe efekt pozitiv në bursat europiane.

Reuters thotë se në gjysmën e parë të vitit 2012, shpejtësia e rritjes ekonomike të Kinës është 7.8%, ndërsa shpejtësia e investimeve ruhet në nivelin e mbi 20%.

\"Rritja e ekonomisë kineze nxiti rritjen e tregjeve europiane të mineraleve, duke larguar shqetësimet për krizën e borxheve\", thotë raporti.

Të premten e kaluar, tregjet e aksioneve në Europë arritën nivelin më të lartë gjatë gjithë javës.

Sipas analistëve, Kina do të ndërmarrë më shumë masa për të stimuluar rritjen ekonomike, ndaj parashikohet se në gjysmën e dytë të këtij viti, ekonomia e Kinës do të rritet e stabilizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)