21 Prill 2025

Rënie rekord e shitjeve të makinave të reja në Francë

Paris, 3 janar - Shitjet e makinave të reja në Francë ranë deri në 1.9 milion automjete - shifra më e ulët që nga viti 1997.

Këtë rezultat të vitit të kaluar e bëri publik sot Unioni i Prodhuesve të Automobilave i Francës (SHPAF).

Sipas të dhënave të tij, vitin e kaluar shitjet e makinave ranë me 13.9 për qind, çka më së shumti ka prekur pikërisht prodhuesit francezë.

Në lidhje me kompanitë e huaja, rënia e shitjeve të automobilave përbën 6.7 për qind.

Tendenca negative i referohet kryesisht automjeteve të klasit të vogël e të mesëm si dhe kamionëve.

\"Ky është një tregues objektiv i ngadalësimit të ritmeve të rritjes së ekonomisë\", - theksoi SHPAF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)