21 Dhjetor 2024

Rënie rekord e euros kundrejt dollarit amerikan

Frankfurt, 6 shtator - Euro shënoi rënien në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan sot, ndërsa indeksi i dollarit amerikan arriti në nivelin më të lartë të 20 viteve mes shqetësimeve për mungesën e energjisë dhe rritjes së çmimeve.

Kursi i këmbimit euro/dollar amerikan ra në 0,9877 për herë të parë që nga tetori 2002, kurse indeksi i dollarit arriti në 110 për herë të parë që nga qershori 2002.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom njoftoi të premten se tubacioni i tij kryesor Rrjedha Veriore, i cili furnizon me gaz Evropën, do të jetë i mbyllur për shkak të një problemi teknik dhe nuk mund të rifillojë me shpërndarjen e gazit deri në rregullimin e problemit.

Zyrtarët e Rezervës Federale (FED) të ShBA-së kanë theksuar se rritja e normave të interesit është e përshtatshme deri në zbutjen e ndjeshme të inflacionit.

Në korrik, FED rriti normën e saj bazë të interesit me 75 pikë bazë, ritmi më i shpejtë i shtrëngimit në katër dekada.

Banka Qendrore Evropiane vlerësohet gjithashtu se do të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë këtë muaj, pasi inflacioni vjetor i konsumatorit në eurozonë kërceu papritur në një nivel të ri rekord prej 9,1 për qind në gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)