Rënie e shitjes së automobilave në Evropë
Paris, 18 shkurt - Shitja e automobilave në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në muajin janar shënon rënie për 1,4 për qind, lajmëroi Shoqata e prodhuesve të automobilave ACEA.
Në kumtesën e ACEA-s bëhet e ditur se në muajin e parë të vitit në BE janë regjistruar gjithsej 1.041.650 automobila të rinj.
Me këtë rast tregjet më të mëdha evropiane shënuan shifra të ndryshme, në Gjermani shitja është rritur për 16,5 për qind, ndërsa në Francë për një shifër diçka më modeste 8,2 për qind.
Spanja shënon zvogëlim të dukshëm të shitjes prej 23,5 për qind, njëjtë si edhe Italia ku shitja e automobilave të ri ka shënuar rënie për 20,7 për qind.
Në mesin e prodhuesve shitje më të madhe kanë shënuar prodhuesit gjermanë Volksëagen, 5,9 për qind, derisa prodhuesi më i madh botëror i automobilave Toyota, informoi për rënie të shitjes prej 11,1 për qind.
Reno-ja franceze shënoi rënie prej 5,9 për qind, derisa rritje rapide prej 17,8 për qind shënuan Daçia e cila gjendet në grupacionin Reno.
Nga prodhuesit evropianë të automobilave rënie më të madhe të shitjes prej 20,2 për qind shënon Fiat-i italian.