Rënia e qarkullimi në shitjen me pakicë në Japoni
Tokio, 30 qershor - Qarkullimi në shitjen me pakicë në Japoni në maj është më e vogël sesa pritej duke marrë parasysh se vendi filloi të shërohet nga pasojat katastrofave të tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.
Qarkullimi në maj është zvogëluar për 1,3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat që i prezantoi Qeveria e Japonisë. Derisa, nga ana tjetër, në krahasim me prillin e këtij viti, qarkullimi në maj të vitit 2011 është rritur për 2,4 për qind.
Analistët ekonomikë konsiderojnë se këto shifra janë tregues se ekonomia japoneze është duke u rehabilituar.
Tempoja e rëniës është ngadalësuar dhe mban një shërim të shpejtë nga çrregullimi në zinxhirin e furnizimit, deklaroi Hioshi Mijazaki nga Shinkin Asset Management Company.
Përkundër faktit që janë më të mira kushtet në zinxhirin e furnizimit në prodhimtarinë e përmirësuar, analistët bëjnë të ditur edhe në ndikimin e faktorëve natyrorë, siç janë kushtet kohore.
Fitohet përshtypje se veshja verore shitet për shkak të temperaturave të larta në maj. Ky trend mund të vazhdojë edhe në qershor dhe më vonë, shprehet Junko Nishioka nga kompania RBS Securities.