Renault shet 8.5 milion vetura në 2014 përfshi edhe Kosovën
Prishtinë, 10 shkurt - Aleanca Renault- Nissan fuqizon pozicionin e saj global si një ndër liderët botëror të industrisë së automobilave me rekord të shitjeve prej 8,470,610 vetura në afër 200 shtete të botës ku operon.
Pra çdo e dhjeta veturë e re e shitur në botë i përket Aleancës Renault-Nissan (Renault-Nissan Alliance) , e cila po ashtu mbetet lider botëror me një ngritje prej 24% në veturat e pastra me Zero-Emisione të ndotjes.
Modelet e kësaj Aleance si Renault Clio dhe Captur mbetën vetura liderë në kategoritë e tyre në shtete të mëdha botërore, por në raste të caktuara edhe lider në një Kontinent të tërë, ndërsa Dacia që i përket Renault, ishte prodhuesi i auto-veturave me rritjen më të madhe në Evropë.
Suksesit global te Aleancës Renault Nissan padyshim qe i bashkëngjitet fuqishëm edhe Kosova. Veturat Renault, Nissan dhe Dacia u pëlqyen shumë edhe nga kosovaret dhe si Aleancë mori rreth 20% te tregut të veturave të reja në Kosovë, qe nënkupton çdo të pestën (5) veturë të re të shitur nga të gjitha brendet. Këtë e konfirmon edhe importuesi dhe distributori ekskluziv për këto brende ne Kosovë, Auto Mita.
Paralelisht me preferencën e Evropianeve, Renault vazhdon të pëlqehet shumë në Kosove fal historisë së gjatë të saj, por edhe produkteve shumë tërheqëse qe i ka prezantuar kohëve të fundit si Renault Clio dhe Captur, të cilat mbesin lider në kategoritë e tyre në Kosovë.\"
\"Me përmirësimin e rrugëve, sidomos edhe të Rrugës së kombit, Kosovarët po zgjedhin çdo herë e më shumë veturat e reja Renault dhe Dacia për shkak të harxhimeve te vogla prej vetëm 3.2l/100km që kanë ato, sigurisë së lartë, dizajnit, komoditetit si dhe pa shpenzime të mirëmbajtjes - thekson Zgjim Mita, drejtues i Auto Mita.
Mita shton se vetura Dacia Sandero ishte vetura më e shitur në segmentin e vet në Kosovë, dhe ashtu si në tërë Evropën, ua mundësoi Kosovarëve qe me një çmim shumë të arsyeshëm prej vetëm 99 në muaj ti kalojnë udhëtimet e tyre familjare me veture te re.
Për shkak të interesimit të madh nga tërë Kosova, Renault dhe Dacia do të hapë edhe dy pika të reja të shitjes dhe servisimit gjatë vitit 2015, në Prizren dhe Pejë, ku vendasit më lehtë do të mund ti shijojnë produktet tona.\"
\"Gjithashtu për të ju falënderuar klientëve tanë, nga viti 2015 për herë të parë Renault do të ofrohet me 5 vite* garancion ndërsa Dacia me 7 vite* si standard në të gjitha modelet, gjë që edhe dëshmon për cilësinë e këtyre veturave, njofton Zgjim Mita.
Të gjithat këto shton Mita, do ofrohen krahas edhe tri modeleve krejtësisht të reja që do të sillen në Kosovë gjatë vitit 2015, në të njëjtën kohë të lansimit edhe në Evropë.
Renault dhe Dacia përmes importuesit zyrtarë në Kosovë Auto Mita, zyrtarisht do të vazhdojë të ftoj edhe gazetarët kosovarë sikurse ata të gjithë botës në premierat e lansimeve të produkteve të reja.
Në këtë mënyrë për herë të parë, publiku vendas do të informohet nga dora e parë përmes medieve vendore me përshtypjet vendase për produktet e reja dhe jo më vetëm si pasqyrim i opinioneve të nga mediat e huaja.