Renault me tregun më të madh në Kosovë
Prishtinë, 26 mars - Renault - brend i njohur francez i automjeteve- është pozicionuar i dyti në segmentin e veturave të reja në Kosovë, në saj të një rritjeje të jashtëzakonshme të shitjeve dhe me këtë edhe pjesëmarrjes në treg, njofton përfaqësuesi i autorizuar për Kosovën Auto Mita.
Pjesëmarrja e markës Renault në tregun kosovarë shënoi një rritje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga 2.6 për qind në vitin 2011 në 24 për qind fundin e vitit 2013.
Renault, vitin e kaluar është përzgjedhur si brendi me mesataren më të ulët të ndotjes së ambientit, nga të gjitha brendet tjera botërore.
Suksesi nuk përfundon këtu. Tipi I veturave Renault Clio IV, është vetura më e shitur në vend në Segmentin B- atë të veturave të vogla.
Vetura fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, është përqafuar edhe nga shumë konsumatorë në Kosovë falë harxhimeve minimale prej 3.2l/100 km, sigurisë prej 5 yjeve, dizajnit më të mirë në kategori, hapësirës së madhe të brendshme, emisioneve tejet të ulëta të gazit dhe çmimit atraktiv prej 11,990, thekson Zgjim Mita, drejtues I Auto Mita, që është përfaqësues zyrtar i brendit të njohur francez të automjeteve Renault.
Si përfaqësues zyrtar Auto Mita shiti flotën më të madhe të veturave Renault në Kosovë te një blerës privat që nga përfundimi i luftës. Kjo mundësoi edhe rritjen e jashtëzakonshme të pjesëmarrjes në treg të Renault.
150 njësi janë shitur te KEDS. Arsyet e zgjedhjes kanë qenë shpenzimet e optimale, siguria e lartë për udhëtarët/të punësuarit dhe pjesëtarët tjerë në trafik, ndotja e ambientit e minimizuar, shpenzimet e ulura të mirëmbajtjes së rregullt, madje edhe pa kosto jashtë mirëmbajtjes së rregullt në saje të garancionit si dhe çmimit të arsyeshëm thotë Mita.
Dy muajt e parë të këtij viti, tregojnë qartazi interesin e vazhdueshëm dhe në rritje të konsumatorëve kosovarë për tu pajisur me Renault si dhe ne ofertat dhe shërbimet përcjellëse që ofron Auto Mita si përfaqësues zyrtar.
Auto Mita shpalosi për konsumatorin vendor cilësitë e vërteta të Renault, prej marrjes së përfaqësisë në vitin 2012. Me infrastrukturën më moderne në Kosovë, staf të trajnuar dhe të specializuar, çmime shumë të arsyeshme, Auto Mita i shërben konsumatorët kosovarë në shitje dhe servisim te veturave Renault dhe Dacia, në përputhje me standardet më të larta evropiane.
Renault ofron vetura dhe automjete komerciale të lehta në tregun e Kosovës, me kualitetin më të lart edhe çmime shumë të arsyeshme krahasuar me kualitetin. Këtë e dëshmon edhe fakti se Renault është lider evropian që nga 1998 (16 vite) për shitjen e automjeteve komerciale të lehta (kombi dhe pickup).