Rekord historik në eksportin turk
Në muajin prill 2011 eksporti arriti nivelin e 11 miliardë e 796 milionë dollarëve.
Shifrat e eksportit u bënë publike në Gaziantep, një ndër qytetet në zhvillim të industrisë turke.
Eksporti i Turqisë për muajin prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u realizua me 25,45% rritje, duke kapur kështu nivelin e 11 miliardë e 796 milionë dollarëve.
Kjo shifër theu rekord si muaji prill me nivelin më të lartë të eksportit në Historinë e Republikës së Turqisë.
Pjesa më e madhe nga pasta e eksportit i takon prodhimeve industriale.
Ndërsa eksporti vjetor u rrit me 15,48%, për të arritur në 121 miliardë e 841 milionë dollarë.