Regjistrohet një rënie drastike e privatizimeve në botë
Londër, 15 gusht - Vitin e kaluar në botë është regjistruar një rënie drastike e privatizimeve, ndërsa numri i transaksioneve është përgjysmuar në krahasim me vitin 2010.
Një rënie e tillë ka ardhur si pasojë e vendimit të shumë qeverive për të shtyrë shitjen e pronës për kohëra më të mira për shkak të kushteve të këqija në tregje, shkruan e përditshmja londineze \"Financial Times\'\'.
Të ardhurat nga privatizimi prej vitit 2011 kanë shënuar rënie me 56 për qind në 94,4 miliardë dollarë, nga 213,6 miliardë në vitin 2010.
Transaksioni më i madh i privatizimit ishte shitja e aksioneve të kompanisë së sigurimeve AIG në muajin maj të vitit 2011, kur pjesëmarrja e shtetit në atë koorporatë është zvogëluar prej 92 në 77 për qind.
Rusia për vitin 2012 paralajmëroi privatizim të rëndësishëm të aktiveve shtetërore.