21 Prill 2025

Reformat po krijojnë një klimë pozitive për investitorët

Prishtinë, 8 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim atasheun për ekonomi të ambasadës austriake në Kosovë, z. Gerhard Schlattl.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Austrisë. Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve është i shkëlqyeshëm dhe se ka mjaft hapësirë që të rritet më tej intensiteti i bashkëpunimit dhe investimeve.

Ministrja Bajrami e njoftoi musafirin austriak rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe siguroi që reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës po krijojnë një klimë shumë pozitive për investitorët. Kjo ka bërë që të kemi rritje të volumit të investimeve të huaja direkte në vendin tonë, tha ministrja. 

Palët u pajtuan që do të shtojnë angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)