04 Janar 2025

Reformat e Ligjit mbi Ndërtim në funksion të tërheqjes e investimeve

Prishtinë, 11 prill - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi tryezën e rrumbullakët mbi Reformat e Ligjit të Ndërtimit në Kosovë, me qëllim të diskutimit rreth ndryshimeve të reja të ligjit në fjalë si dhe ndikimin e saj tek komuniteti i biznesit.

Me theks të veçantë u diskutua fakti se reformat e Ligjit të Ndërtimit janë të rëndësishme jo vetëm për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në vend, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja nga sektorë te ndryshëm. 

Paneli i takimit të sotëm përbëhej nga Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës së Zgjidhjeve Alternative të Kontesteve (ZAK), Ardi Shita, dhe përfaqësuesi nga Programi i USAID për Përmirësimin e Mjedisit Afarist, Salvador Elmazi.
 
Në fjalinë hyrëse, Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës ZAK, Ardi Shita fillimisht njoftoi se Oda Amerikane ka përkrahur iniciativën për reformat në këtë aspekt, duke pasur parasysh ndikimin pozitiv të ndryshimeve për komunitetin e biznesit.

Lehtësimi i procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit, unifikimi i taksave për leje të ndërtimit janë disa prej elementeve kryesore në këtë proces.

Gjithashtu, Shita njoftoi se Qendra e Arbitrazhës pranë Odës Amerikane do të kontribuon me hartimin e marrëveshjeve zhvillimore, por edhe përfshirjes se klauzolave të arbitrazhit me qëllim që bizneset dhe komuna ta kenë një qendër në të cilën mund ti zgjidhin kontestet me procedura të përshpejtuara.

Ndërsa, Çitaku njoftoi se Ministria është përkushtuar që ta vazhdojë më tutje thellimin e kësaj reforme, edhe me një platformë tjetër të ligjeve të cilat kohëve të fundit veç kanë kaluar në Kuvend, siç janë Ligji i Planifikimit Hapësinor dhe Ligji i Trajtimit të Ndërtimeve pa leje.

Çitaku shtoi se është bërë një ligj modern, ku janë adaptuar parimet bazë të shteteve demokratike dhe të zhvilluara në botë, dhe kërkon përkrahjen nga ana e të gjitha komuniteteve, në rend të parë të bizneseve për zbatimin e kësaj reforme.

Gjatë takimit është dhënë një prezantim nga përfaqësuesi i USAID, Salvador Elmazi, i cili detajisht i njoftoi të pranishmit mbi këto reforma dhe taksat e rindërtimit në përputhje me udhëzimin administrativ.

Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me USAID Programi për Përmirësimin e Mjedisit Afarist organizuan një sërë tryezash të rrumbullakëta për të diskutuar rreth reformave të Ligjit mbi Ndërtim në 7 qytete të Kosovës, duke përfshirë në Mitrovicë, Prizren, Graçanicë, Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)