Reduktohet çmimi i arit

New York, 19 janar - Çmimi i arit po reduktohet në mënyrë jo fort të ndjeshme gjatë tregtimeve të fundit të kësaj jave në bursa në sfondin e rënies së kërkesës për asete të sigurta pas publikimit të të dhënave mbi zhvillimin ekonomik të Kinës - një nga konsumatoret më të mëdha të metalit të çmuar.
Sipas të dhënave të bursave, çmimi i futures të arit për muajin shkurt në bursën Comex të New York është reduktuar me 0.7 dollarë, ose 0.04 për qind duke arritur në 1.690.10 dollarë për 1 ounce ari.
Ari vlerësohet nga investitorët si një prej alternativave më të besueshme kundrejt valutave të paqëndrueshme dhe aksioneve të luhatura të kompanive.
Çmimi i këtij metali të çmuar është në rritje për të 12-in vit radhazi.
Në vitin 2012 rritja ka qenë minimale në krahasim me 4 vitet e fundit - 7 për qind. Gjatë muajit dhjetor vlera e arit ra me 2.1 për qind.