Reciprociteti i kushton Serbisë 1 milion euro në ditë
Ai më tej ka theksuar se qeveria serbe po përpiqet që në bashkëpunim me prodhuesit të gjejnë mënyra që malli të arrijë prapë në Kosovë.
Ministri Qiriq i ka deklaruar agjencisë BETA se Kosova me ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se Beogradi ka dërguar ankesë tek anëtarët e CEFTA-s.
Tash Beogradi po pret që në afat prej 90 ditësh kjo çështje të zgjidhet me konsultime bilaterale , përndryshe Serbia ka të drejtën në arbitrazhin ndërkombëtar në kudër të të cilit ka mundësi që të kërkojë dëmshpërblim për periudhën e bllokimit të mallrave-ka deklaruar ai.