03 Maj 2024

Reciprociteti godet edhe shqiptarët e Malit të Zi

Prishtinë, 9 janar - Shqiptarët e Malit të Zi kundërshtojnë vendimin mbi “reciprocitetin” që autoritetet kosovare kanë vendosur nga fillimi i këtij muaji edhe me Malin e Zi.

Pagesa e obliguar e sigurimi për shtetasit malazezë që hyjnë në Kosovën, ka hyrë në fuqi këtë dhjetor dhe, sipas tyre, i ngarkon vetëm shqiptarët në Mal të Zi.

“Jam befasuar kur në vendkalimin e Kullës më kanë kërkuar pagesën për sigurimin e veturës, sepse unë e bëj këtë rrugë rregullisht. Më kanë thënë se derisa Mali i Zi kërkon për shtetasit kosovarë, edhe në do t’u kërkojmë atyre. Po, çfarë malazezëve, Kosova po na gjobit ne shqiptarëve se malazezët nuk vijnë në Kosovë”, tha Rifat K. duke shtuar se derisa të hiqet kjo, shumë rrallë do të vijë në Kosovë, vetëm kur t’u duhet gjithsesi, raporon Zëri.

Kastrat Dedushaj, shofer që mban linjën e rregullt të autobusit Pejë-Plavë, thotë se për “kombin” e tij ka bërë pagesën mbi 300 euro për një muaj.

“Është shumë. Kjo s’është normale”, thotë ai. Makina e tij, të mërkurën, ishte e stërmbushur, pasi që të gjithë pasagjerët tash i ikin ardhjes me makinë.

Komunat fqinje me Pejën në Mal të Zi-Rozhaja dhe Plava, kanë një popullatë shqiptare dhe boshnjake që janë të lidhura tradicionalisht me Pejën, jo vetëm për lidhjet familjare, por edhe të tregtisë.

Makina të shumta vijnë gjatë ditës nga këto komuna për t’u furnizuar me mall nëpër qendrat tregtare dhe dyqanet e Pejës.

Afrim Lajçi, qytetar nga Rozhaja që banon në Pejë, thotë se tashmë asnjë nga ata nuk do të vijnë, pasi pagesa është tepër e madhe.

“Shumica e familjeve shqiptare dhe boshnjake rozhajase vijnë një herë në javë dhe furnizohen në Pejë”, thotë ai. Lajçi thotë se tash ai ka problem edhe me makinën që ka pasur me targa të Rozhajës, pasi e ka të pamundur ta mbajë në Kosovë.

Pagesa e sigurimit për makinat me targa malazeze në Kosovë ka filluar nga data 1 dhjetor e vitit të kaluar.

Shumica e udhëtarëve në këtë rajon, edhe pse s’kanë asnjë informacion, shpresojnë se ajo do të hiqet pas vitit të ri. Në të kundërtën ata ankohen se do të izolohen në vendet e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)