Quality Kosova promovon ekonomin e Kosovës në Çeki
Prishtinë, 9 shtator - Quality Kosova në bashkëpunim me Czech INVENT, për disa ditë më radhë më saktësisht nga 11 deri më 15 shtator do qëndrojnë për vizitë studimore në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.
Intersimi i palëve pjesëmarrës në vizitës është që për së afërmi ta shohin zhvillimin lokal, zhvillimin e zonave ekonomike, të parqeve, të bizneseve, si dhe më konkrete për të bërë promovimin e investimeve të huaja në regjionet e Republikës së Kosovës tek investitorët potencial çek.
Përveç kryetarëve të Komunave të Kosovës nga delegacioni i vendit tonë janë edhe përfaqësues të Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë, të Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës , të Agjencionit për Privatizimin e Kosovës, të Agjencionit Regjionale për Zhvillimi si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji, gjegjësisht Quality Kosova.
Ky organizim bëhet në bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke Czech INVENT kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Po ashtu në kuadër projekti për Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë., për disa muaj me radhë janë zhvilluar disa konferenca të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është organizuar edhe vizita studimore nëpër komunat e Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Novobërdë, Shtime, etj , ku partnerët e projektit patën mundësi që për së afërmi ti identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja .
Pas vizitës si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konferencë po ashtu do të diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë.