Qipro do të shesë rezervat e arit me vlerë 400 milionë euro
Nikozia, 11 prill - Qeveria e Qipros ka rënë dakord që të shesë një pjesë të rezervave të arit me vlerë 400 milion euro për të garantuar një pjesë të burimeve financiare të paketës së shpëtimit ekonomik.
Për këtë shitja ka rënë dakord edhe FMN dhe BQE. BE dhe FMN gjatë muajt mars ranë dakord që ti japin qeverisë qipriote një kredi prej 10 miliardë euro me kusht që Qipro të kryejë disa reforma ekonomike dhe të marrë disa masa të rrepta kursimi për reduktimin e shpenzimeve buxhetore.