Qipro do të shesë një pjesë të rezervave të arit
Nikozia, 18 prill - Qeveria e Qipros planifikon të shesë në muajt e ardhshëm një pjesë të rezervave të veta të arit.
Siç deklaroi Ministri i Financave i Qipros, Haris Georgiadis, ky vendim duhet të miratohet nga Banka Qendrore e Republikës.
Ministri deklaroi se ai nuk është i sigurt për faktin se ngjarjet që po ndodhin në Qipro janë të lidhura drejtpërsëdrejti me luhatjet e fundit të çmimeve të arit.
\"Megjithatë, unë dyshoj se ky mund të ketë shërbyer si një faktor kontribues, nxitës\" - shtoi ai.