Qeveria vendos masën mbrojtëse ndaj bllokave nga Serbia
Prishtinë, 12 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtu sot ka marr vendim për vendosjen e masës anti-damping.
Lajmin për vendosjen e masës mbrojtëse ndaj bllokave nga Serbia e ka bërë të ditur Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila.
"Qeveria e Kosovës ka marr dhe një vendim i cili mbron prodhuesit vendorë. Kësaj radhe vendimi ka të bëjë me prodhuesin serb të bllokave kompaninë Siporeks", ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Nga mbledhja e Qeverisë: u morr vendimi për vendosjen e masës anti-dumping kundër balancuese për bllokat Siporeks të importuar nga Serbia, ka shkruar ministrja Kusari-Lili.
Ministrja në Qeveri ka thënë se gjatë hulumtimit janë konsultuar me Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Importuesit dhe Prodhuesi i vetëm në Kosovë.
Nga informatat e mbledhure për çmimin e produktit i cili importohet në Kosovë është konstatuar se i njëjti hyn në vendin tonë me çmim nën vlerën reale të prodhimit nga vendi i origjinës. Ky produkt hyn me 25 euro/ m3 në krahasim me çmimin e prodhimit në vendin e origjinës prej 52.7 euro / m3(pa TVSH dhe Shpenzimet e transportit) me çmimin Franko Fabrike.
Pas vendimeve që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mori për mbrojtjen e prodhuesve vendor, me datë 18.06.2012, Departamenti i Tregtisë ka pranuar aplikacionin nga Fabrika për prodhimin e bllokave të tipit Siporeks, nga i cili është konstatuar se rasti është i lidhur ngushtë me damping dhe me masa subvencioni nga shteti fqinjë, Serbia.
Lidhur me këtë kërkesë është mbledhur Komisioni për Vlerësimin e Masave në Importe (KVMI), bazuar në Ligjin për Masat Antidumping dhe Kundërbalancuese. Ky Komision në vazhdimësi ka hulumtuar rastin dhe se ky hulumtim ka rezultuar në një damping të qartë të produkteve të ndërtimit, konkretisht blloqeve Siporeks të importuar nga Serbia.
Gjatë hulumtimit janë konsultuar palët e ndryshme, duke filluar nga Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Importuesit dhe Prodhuesi i vetëm në Kosovë.
Nga informatat e mbledhura për çmimin e produktit i cili importohet në Kosovë është konstatuar se i njëjti hyn në vendin tonë me çmim nën vlerën reale të prodhimit nga vendi i origjinës.
Ky produkt hyn me 25/ m3 në krahasim me çmimin e prodhimit në vendin e origjinës prej 52,7/ m3(pa TVSH dhe shpenzimet e transportit) me çmimin Franko Fabrike.
Bazuar në këto të gjetura të cilat janë bërë në periudhën prej 60 ditësh dhe të Ligjin Nr.03/L-097 për masat Antidamping dhe Kundërbalancuese, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Mimoza Kusari Lila propozoj vendimin në Qeveri.
Qeveria e Republikës së Kosovës me shumicë votash mori vendimi për rritjen e vlerës reale të produktit të importuar nga 25/m3 në 40/m3 e cila korrespondon me koston e prodhimit për 1m3 të prodhuesit vendorë.
Ky është rasti i tretë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbrojtur prodhuesit vendor. MTI për herë të parë ka përdorur ligjin për masat Anti-damping dhe Kundërbalancuese më 12 janar 2012, me çrast është mbrojtur mishi i zogut të pulës, rasti i dytë është vendosja e masave mbrojtëse në importin e çimentos më 11 qershor dhe ky i fundit në blloqet Siporeks.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në mbrojtje të prodhuesve vendorë dhe njëherësh fton bizneset, të cilët shohin se mund të ketë shtrembërime serioze në treg në sektorin e tyre për shkak të importeve apo të dampingut të çmimeve, të paraqesin rastin në MTI dhe komfor ligjit organet përgjegjëse të MTI-së do ti shqyrtojnë rastet dhe do të marrin vendime në bazë të ligjit.