10 Janar 2025

Qeveria ruse nuk frenon dot rënien e rublës

Moskë, 7 janar - Monedha ruse të hënën humbi gjashtë për qind kundrejt dollarit amerikan, sot ra në 63,45 për qind kundrejt dollarit dhe 75,52 për qind ndaj euros.

Pavarësisht premtimeve, qeveria ruse nuk është në gjendje që të ruaj rënien e vlerës së rublës.

Pas rënies së të hënës, ku monedha ruse humbi 6% kundrejt dollarit amerikan, sot ra ajo ra në 63,45 për qind kundrejt dollarit dhe 75,52 për qind ndaj euros.

Fillimi i javës me një nivel të dobët për monedhën ruse kur jemi ende në fillim të 2015 mund të shpjegohet me rënien e çmimit të naftës. Vlera e naftës së papërpunuar dje ra në 50,04 dollar për fuçi.

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi publik më 18 dhjetor pati premtuar përmirësim të monedhës ruse.

Më 16 dhjetor regjistrohet rënia me e ulët e rublës, duke humbur 20 për qind të vlerës së saj në një ditë. Edhe pse ishte stabilizuar pas kësaj, eksportuesit e huaj filluan të marrin në konsideratë rregullimin e vlerës me çmimin e ulët të monedhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)