Qeveria ruse mbështet tregun e automobilave me 400 milionë euro
Moskë, 24 mars - Mediat ruse njoftojnë se qeveria ka në plan të zhbllokojë 400 milionë euro për të mbështetur tregun e automobilave.
Qeveria ruse parashikon të zhbllokojë 400 milionë euro për të mbështetur tregun e automobilave, që është në vështirësi për shkak të krizës ekonomike, njoftoi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Këto masa parashikojnë veçanërisht subvencione për reduktimin e kostos së kredive për automobilat dhe blerjet e automjeteve të përdorura nga strukturat publike, theksoi kryeministri, ndërkohë që shitjet kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe prodhuesit kanë ulur në mënyrë drastike normat e tyre të prodhimit në Rusi.