23 Dhjetor 2024

Qeveria planifikon reciprocitet me Serbinë sa i përket tregtisë

Bruksel, 12 maj - Ministrja e Tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari-Lila në kuadër të vizitës saj në Bruksel, sot u takua me Renata Vitez, Drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Hungareze Laszlo Varkonvyi, si dhe me komisionarin për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë Stefan Fule.

Takimi me Stefan Fule rezultoi se është e nevojshme që të merret në shqyrtim marrëveshja preferenciale si dhe të rishikohet çështja e vulave.

Gjithashtu pritet që në ditët në vazhdim të vendosen masa të ndërsjella tregtare me vendet që i kanë shpërfillur vulat e Kosovës.

Në kuadër të takimit me CEFTA-n u bisedua për pozicionin e Kosovës në marrëveshje posaçërisht sa i përket raporteve me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Ministrja Kusari-Lila përmendi planet e Qeverise së Kosovës që të vendosë masat reciproke sa i përket tregtisë me vendet që nuk kanë njohur vulat doganore të Kosovës.

Gjithashtu u potencua nevoja që të shihen rezultatet konkrete nga marrëveshja e CEFTA-së, e jo vetëm të merremi me organizim të takimeve dhe shtyrjes së afateve.

Ndërsa në takimin me Drejtorin e Përgjithshme të Ministrisë së Jashtme Hungareze dhe Kryesues Grupit të Punues të BE-së, për Politikat Laszlo Varkonvyi u bisedua për çështjet e preferencave tregtare me BE-në, se si Kosova ka mbetur peng i mos marrëveshjes procedurale mes Parlamenti dhe Këshillit Evropian.

Nesër  ministrja Kusari Lila, udhëton për në Berlin ku do të ketë takime punë me Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë (MET), si dhe me deputet të Bundestagut Gjerman.

Gjithashtu ministrja do të takohet edhe me Dr. Christoph Heusgen, këshilltar për Politikë të Jashtme i Bundeskancelares Merkel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)