20 Prill 2025

Qeveria ofertoi obligacione thesari në vlerë 20 milion euro

Prishtinë, 31 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur sot me sukses Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë (KV004-17).

 Në këtë ankand u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5 vjeçar në vlerë nominale 20 milion euro.

Shuma e ngritur do të shërbej për ri financimin e Obligacioneve të emetuara 2 vite më parë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV004-17 janë, vetëm Bankat: 19.99 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)