29 Dhjetor 2024

Qeveria ofertoi Bono Thesari në vlerë prej 10 milionë euro

Prishtinë, 12 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur Ankandin e radhës të  Bonove të Thesarit KV016-16 ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 3 mujor në vlerë nominale 10 milionë euro.

Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbej për ri financimin e Bonove 3 mujore të emetuara paraprakisht.

Në këtë ankand të Bonove të Thesarit, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 26.30 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro.

Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.09% vjetore. Kërkesat e larta për blerje të Bonove të Thesarit tregojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë buxhetore dhe financiare në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)