Qeveria ndryshon politikat e saj lidhur me tatimin doganor
Prishtinë, 29 prill - Në mbledhjen e qeverisë, Kabineti Qeveritar mori vendim që të iniciojë ndryshimin e politikave të saj lidhur me tatimin doganor me qëllim të ofrimit të lehtësirave tatimore për bizneset prodhuese në Republikën e Kosovës.
- Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të iniciojë ndryshimin e politikave të saj tatimore me qëllim të ofrimit të lehtësirave tatimore për investimet e reja mbi 10 milion euro, më së paku 150 vende të reja pune e lidhur me shumën e investimeve, do të ketë norma tatimore prej 0 % nga norma standarde në të ardhurat korporatave e cila do të aplikohet për 7 vite, dhe norma e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila do të aplikohet për investime në kapacitetet prodhuese.
- Për investimet e reja deri 10 milion euro, më së paku 100 vende të reja pune e lidhur me shumën e investimeve, do të ketë norma tatimore prej 0% nga norma standarde e tatimit në të ardhurat e korporatave e cila do të aplikohet për 5 vite, dhe norma 0% e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila do të aplikohet për investime në kapacitetet prodhuese.
- Për investimet e reja prej 2 deri 5 milion euro, më së paku 50 vende të reja pune e lidhur me shumën e investimeve, do të ketë norma tatimore prej 0 % nga norma standarde e tatimit në të ardhurat e korporatave e cila do të aplikohet për 3 vite, dhe norma 0% e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila do të aplikohet për investime në kapacitetet prodhuese.
- Për investimet e reja deri 2 milionë euro, më së paku 30 vende të reja pune e lidhur me shumën e investimeve, do të ketë norma tatimore prej 0% nga norma standarde e tatimit në të ardhurat e korporatave e cila do të aplikohet për 1 vit dhe norma 0% e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila do të aplikohet për investime në kapacitetet prodhuese.