Qeveria lëshon obligacione në vlerë prej 25 milionë euro
Prishtinë,16 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Bonove të Thesarit KV005-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 1-vjeçare në vlerë nominale prej 25 milionë euro.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 64.47 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milionë euro.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.71 % vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -26 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 0.97 %.
Blerësit sipas kategorive ishin Bankat me 24.75 milionë euro dhe Kompanitë e Sigurimeve me 0.25 milionë euro.