Qeveria kineze përgatit masa kundër inflacionit
Prishtinë, 17 nëntor - Kryeministri kinez, Wen Jiabao njoftoi se qeveria e tij po përgatit një sërë masash për të frenuar rritjen e çmimeve, sipas një komunikate që nuk saktëson nëse bëhet fjalë për rritjen e normës së interesit.
\"Një kujdes i madh duhet t\'i kushtohet ofertës, kërkesës dhe çmimit sepse ato prekin interesat themelore publike\'\', theksoi Wen, cituar në komunikatën e publikuar dje.
\"Këshilli i Çështjeve Shtetërore po përgatit një sërë masash për frenimin e rritjes së tepruar të çmimeve\'\', shtoi kryeministri.
Qeveria pranoi se kishte pasur vështirësi për të arritur objektivin përsa i përket limitimit të rritjes së çmimeve me tre për qind për vitin 2010.
Wen u kërkoi zyrtarëve lokalë të bëjnë përpjekje për një furnizim fluid të tregjeve dhe të rrisin mbikëqyrjen dhe sigurinë në tregje\'\', vijon komunikata.