Qeveria japoneze e shqetësuar për jenin
Tokio, 20 tetor - Qeveria japoneze ka deklaruar se ekonomia e vendit ndodhet "në vend numëro", duke shprehur shqetësimin për vazhdimin e forcimit të jenit.
Rimëkëmbja e ekonomisë pas krizës financiare, për momentin ka ndaluar, ka bërë të ditur zyra e kabinetit në një njoftim mujor. Bëhet fjalë për vlerësimin më negativ që qeveria e Tokios i bën ekonomisë në dy vitet e fundit.
Rritja e jenit dhe rënia e kërkesës globale për eksportet japoneze është fajësuar për këtë situatë. Pak muaj më parë qeveria insistonte se ekonomia po e merrte veten, por tani ajo thotë se pret që ajo të mbetet e dobët për ca kohë, e shoqëruar me një rënie të eksporteve.