Qeveria emeton letra me vlerë prej 20 milionë euro
Prishtinë, 26 maj - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.