23 Dhjetor 2024

Qeveria e re të forcojë zbatimin e ligjit dhe imazhin përballë investitorëve

Washington, 4 nëntor - Një grup anëtarësh të bordit të guvernatorëve të kësaj dhome shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.

Zeka thotë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për të tërhequr investimet e huaja të cilat mungojnë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore “Doing Bussines”, Kosova ka pësuar një rënie me 13 vende krahasuar me një vit më parë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane i përkthen gjetjet në raport si stanjacion të ciklit të reformave për të përmirësur edhe më tej klimën e biznesit në vend.

Ai thekson nevojën që qeveria e re e Kosovës të punojë për të ofruar më shumë lehtësira për bizneset e huaja, të forcojë zbatimin e ligjit si dhe imazhin e vendit përballë investitorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)